
Kam kuptu që njeriu e kërkon dritën gjithë jetën;
e kur e gjen, fillon me kërku hijen.
Kam kuptu që njerëzit s’i vlerësojnë momentet;
tani jetojnë në kujtime.
Kam kuptu që njeriu i don të gjitha,
dhe kur i ka të gjitha, s’don asgjë.
Kam kuptu që kur vdes dikush,
bëhet shumë i rëndësishëm dhe i mirë.
Kam kuptu që dhimbjet janë për shkak të pritjeve tona.
Kam kuptu që me të thonë “qysh je?”
është më e rëndësishme se “të dua”.
Kam kuptu që njerëzit më të lumtur
janë ata që lumtunohen me lumturinë e tjetrit.
Kam kuptu që sa ma shumë e njeh veten,
aq ma pak ke nevojë me ia shpjegu veten të tjerëve.
Kam kuptu që liria nuk është me bo çka don,
por me mos pasë nevojë me bo diçka vetëm pse të tjerët e presin prej teje.
Kam kuptu që shpesh nuk kemi frikë prej vetmisë,
por prej asaj që dëgjojmë kur mbesim vetëm.
Kam kuptu që njeriu mundet me qenë i rrethum prej njerëzve e prapë me qenë krejt vetëm.
Kam kuptu që disa njerëz hyjnë në jetën tonë për me na dashtë, e disa për me na mësu pse duhet me e dashtë veten.
Kam kuptu që jo çdo humbje është dënim
dhe jo çdo fitore është bekim.
Kam kuptu që ndonjëherë duhet me e humbë rrugën
për me kuptu se ku ke dashtë me shku.
Kam kuptu që njeriu nuk plaket kur i shtohen vitet,
por kur i pakësohen pyetjet.
Kam kuptu që kur nuk kërkon më përgjigje prej botës,
fillon me e dëgju veten.
Kam kuptu që heshtja nuk është gjithmonë mungesë fjalësh; nganjëherë është fjala ma e sinqertë që mundesh me thanë.
Kam kuptu që egoja don me pasë të drejtë,
kurse shpirti don me pasë paqe.
Kam kuptu që sa ma shumë mundohemi me kontrollu jetën, aq ma shumë harrojmë me jetu.
Kam kuptu që e ardhmja është veç një premtim
që e bëjmë me veten, ndërsa e vetmja kohë që na përket është kjo që po ikën tash.
Kam kuptu që kemi frikë prej fundit,
sepse ende s’kemi mësu me e dashtë fillimin…
*E frymëzuar nga poezia e Xhejlane Tërbunja – Kam kuptu
ObserverKult
Lexo edhe:






