Gjysma vetes time më mungon… kënga nga grupi “West Side Family”
Zgjohem në mëngjes me afshin tënd
Gjysma vetes time më mungon,
S’dua ta pranoj por e pranoj
Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj,
Ndjej trupin të më ftohet në këtë natë
Ku janë prekjet tua të më ngrohin prapë
Tani nuk jam, nuk jemi ne,
Sa ftohtë këtë natë, sa ftohtë këtë natë!
Në çdo hap që hedh, në mendjen time je ti.
Dua ty të harroj, por prapë je ti.
S’dua ta pranoj veten, veten time, nuk e di,
dhe kur çdo gjë e vogël ndodh,
në çdo veprim je ti!
Ndodhem një moment midis teje dhe meje,
nuk e di në më doje a më urreje,
se je ti në këto vargje, në këto nota,
se je ti, pa ty s’ka kuptim s’të harroj.
Çdo moment që marr frymë- je ti,
çdo moment që jetoj – je vetëm ti
Je gjithçka çfarë kam, plotësimi i shpirtit tim
je çfarë dua s’dua të humbas – je vetëm ti.
Dua të shoh dy sytë e trembur,
dua të puth buzën e çmendur,
dua të t’shoh, dua të t’puth ty si atëherë.
Vetëm një moment dëgjo:
Dua të shoh, të njoh,
Dua të di, a je ti që komplikon,
Je ti që thua jo, je ti që thua po?
Dakord. Por, nuk mundem dakord të jem gjithmonë.
Je ti që bane jetën time kompleks,
ndonjëherë nuk më kupton, s’kupton as veten
por prapë të urrej, të dua në një kohë,
ka kohë që të njoh baby, dua të të njoh!
E çdo moment që marr frymë, (e çdo moment që marr frymë,)
Çdo moment që jetoj, (çdo moment që jetoj,)
Je gjithçka çfarë kam, plotësimi i shpirtit tim
Ja çfarë dua ,s’dua të t’humbas. Je vetëm ti.
Dua të shoh dy sytë e trëmbur
Dua të puth buzën e çmëndur
Dua të t’shoh, dua të t’puth ty si atëherë
Dua të t’shoh: BABY!
————–
LEXO EDHE:
WEST SIDE FAMILY: RRUGËT E ZEMRËS MË ÇOJNË TEK TI (TEKSTI DHE KËNGA)