Sa gjynah që mësimet e jetës i kuptojmë vetëm atëherë kur nuk na duhen më…

ObserverKult ju sjell disa thënie nga Oscar Wilde:

– Ji vetvetja; gjithë të tjerët janë zënë tashmë.

– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

– Sa gjynah që mësimet e jetës i kuptojmë vetëm atëherë kur nuk na duhen më.

– S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.

– Ai që s’di të mësojë, jep mend.

– Vetëm njerëzit sipërfaqësorë nuk gjykojnë nga paraqitja e jashtme.

– Urrejtja vërbon. Dashuria arrin të lexojë atë që është e shkruar në yllin më të largët.

– Ka vetëm një gjë të tmerrshme në botë, vetëm një mëkat të pafalshëm: mërzia.

– E vetmja bukuri e së shkuarës është vetëm se është e shkuar.

ObserverKult

———————

LEXO EDHE:

Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet edhe një herë mjafton…