Asnjëherë mos kërko ta tregosh dashurinë,
Dashuria s’mund të thuhet kurrë me fjalë;
Ashtu si era e lehtë që lëviz butë,
Në heshtje, dalëngadalë.
I fola për dashurinë time, i fola pambarim,
I fola me gjithë zemrën time,
Duke u dredhur, i bërë akull, me një të tmerrshme frikë
Ah! ajo më ktheu krahët dhe iku.
Dhe sapo nga unë ishte larguar,
Një udhëtar atypari kaloi,
Në heshtje, pa u dukur
Me një psherëtimë ma mori.
Në shqip: Irena Dono
ObserverKult
—————————————-
Lexo edhe:
WILLIAM BLAKE: AH, AJO IKU, U ZHDUK…
Mos kërko t’ia tregosh kurrë së dashurës
dashurinë që s’mund të tregohet kurrë;
sepse era lëviz me fisnikëri, e heshtur,
e padukshme.
I tregova së dashurës, së dashurës sime i tregova,
I hapa zemrën krejt;
dridhëruese, e ftohtë, me frikë të tmerrshme,
ah, ajo iku, u zhduk.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
GËNJESHTRA ZAKONISHT SHKATËRRON MIQËSINË, KURSE E VËRTETA DASHURINË…
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për gënjeshtën:
Mos thuaj më gënjeshtra, dhe do të jetosh mirë e do të vdesësh i lumtur. – Charles Dickens
Duhet një njeri i mençur për të manovruar një gënjeshtër; për budallain është më mirë të tregohet i ndershëm. – Norman Douglas
Të gënjesh për nevojë është përherë e falshme, por ai që thotë të vërtetën pa qenë i detyruar, nuk meriton asnjë lloj mëshire. – Karl Kraus
Ekzistojnë disa gënjeshtra aq të turpshme, saqë shkaktojnë më shumë siklet kur dëgjohen sesa kur thuhen. – Jacques Deval
Në terma afatgjatë, një e vërtetë që na lëndon është më mirë se një gënjeshtër e volitshme. – Thomas Mann
Gënjehet vetëm ai që beson. – Giulio Cesare Croce
Joshim me gënjeshtra dhe presim që të na duan për atë që jemi. – Paul Geraldy
Gënjeshtra është e keqe edhe kur të gëzon, le më pastaj kur të lëndon. – Michele Colombo
Fotografia nuk di të gënjejë, por gënjeshtarët dinë të fotografojnë. – Lewis Hine
Një e vërtetë e thënë me qëlli djallëzor, mposht çdo gënjeshtër që mund të thuhet. – William Blake
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult