William Blake: Ah, ajo iku, u zhduk…

Mos kërko t’ia tregosh kurrë së dashurës
dashurinë që s’mund të tregohet kurrë;
sepse era lëviz me fisnikëri, e heshtur,
e padukshme.

I tregova së dashurës, së dashurës sime i tregova,
I hapa zemrën krejt;
dridhëruese, e ftohtë, me frikë të tmerrshme,
ah, ajo iku, u zhduk.

Por pa ikur, pa u zhdukur ende mirë nga unë
kaloi rastësisht një i huaj
i padukshëm, i heshtur,
ah, ajo, s’e refuzoi.

Përktheu: Faslli Haliti