William Butler Yeates: Një gotë verë

Kur ke një gotë verë të vjetër
Dhe në sytë dashuri .
Ç’të duhet vallë të kesh më tepër,
para se të vdesësh o njeri ?

Dhe e ngre gotën në buzë
e ëmbël a idhët, si të vijë!
Të vështroj ty Hënë, o muzë!
të vështroj, e psherëtijë.

Në shqip: Servet Bytyçi