William Wordsworth: Vajtim…

lumtur platoni trishtim respekt Jorgo...

Gjërat ndryshuan dhe unë jam i mjerë
Dashuria jote ka qenë pak kohë më parë
Një shatërvan në derën e dashur të zemrës
Punë e vetme e të cilit ishte të vërshonte
Dhe e bëri atë vërshimë; pa marrë parasysh
Bujarinë e vet, ose nevojën time.

Çfarë momente të hareshme numërova!
I bekuar isha atëherë nga lumturia sipërore!
Tani prej atij burimi të shenjtë
Murmurimash, shkëndijash, jete të gjallë
Çfarë kam unë? A do të guxoj ta them?

Një pus të parehatshëm dhe të fshehur.
Një pus dashurie – ai mund të jetë i thellë
Besoj se është dhe kurrë nuk do të thahet
Ç’rëndësi ka, nëse ujërat flenë
Në qetësi dhe terr?
Sall ky ndryshim dhe bash te dera
E zemrës sime të dobët më ka bërë mua të mjerë.

Përktheu: Irena Dono

ObserverKult

LEXO EDHE: Sara Teasdale: Nuk do të më duash kurrë?