Sara Teasdale: Nuk do të më duash kurrë?

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Pas një viti erdha sërish tek ai vend.
Dritat e palodhura dhe pasqyrimi i tyre
Gjëmimi i zemëruar i trenave që tokën rrëmojnë,
Ishin po njëlloj: njerëz që nxitonin dhe rendnin.
por ah, një burrë tjetër pranë meje ish, jo ti!
Një zë tjetër dhe sy të tjerë mbi të mitë!
Dhe papritur u ktheva dhe pashë sërish
lakoren vegulluese të shinave, urën përmbi,
Ato ishin djegur në zemrën time më parë,
Atë natë kur i shihja për të shmangur sytë e tu,
Kur ti më thoshe: “Oh, më shih!
Kur ti më thoshe: “Nuk do të më duash kurrë?”
Dhe kur t’u përgjigja me një gënjeshtër. Oh, atëherë ti rrëzove sytë.
Unë ndieva dhimbjen tënde të plotë.
Do të kisha dashur të vdisja të të thosha të vërtetën.
Pas një viti erdha sërish tek ai vend,
Ishte po njëlloj: njerëz që nxitonin dhe rendnin.

Përktheu: Irena Dono

*Titulli i origjinalit “Në një stacion metroje”

LEXO EDHE: Sara Teasdale: Në sytë e tij kam vënë hijen time…