Winston Churchill ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955.
Winston Churchill ka mbajtur disa fjalime më frymëzuese, të apasionuara dhe më të artikuluara me thënie brilante që ju mbase nuk i keni dëgjuar ndonjëherë, përfshirë këtu edhe fjalimin “ne kurrë nuk do të dorëzohemi”.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Winston Churchill:
Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japim.
Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.
Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.
Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.
Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.
Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh.
Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
Historia shkruhet nga fitimtarët.
Përgatiti: L.F–ObserverKult
Lexo edhe:
CHURCHILL MOTIVUES PËR TË MOS U DORËZUAR: KENI ARMIQ? MIRË. KJO DO TË THOTË SE KENI BËRË DIÇKA, DIKUR NË JETËN TUAJ!
Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetar, ideolog dhe mendimtar i shquar i shekullit të XX
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult