Poete, kritike letrare, eseiste, kronikane dhe përkthyese, ajo ka shkruar më shumë se 250 poezi. Laureuar me çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 1996, ajo është autore e rreth njëzet përmbledhjeve, përfshirë “Vdekje pa e ekzagjeruar” (1996) dhe “Nuk e di se çfarë njeriu” (1997) etj.
Vargu i saj i qashtër dhe i rafinuar, i stërpikur me ironi, ruan në vetvete frymëzimin filozofik. Botimi i përmbledhjes “Wszelki wypadek” (“Ku”), botim i vitit 1972, shënoi fillimin e një shenjtërimi të gjatë në Poloni. Gjithashtu, shumë e njohur edhe në Gjermani, ku u nderua veçanërisht me çmimin “Goethe” në 1991.
Hera-herës, teksa flitet për vdekjen, edhe pse pa patos, në të vërtetë është jeta, e cila, në pasqyrim, reflekton imazhin me një këndvështrim tërë habi filozofike. Poetesha përdor gjuhën e thjeshtësisë së përditshme, duke shprehur me butësi një ndjeshmëri të zakonshme që shpërqendron syrin. Poezitë karakterizohen nga humori i shkëputur dhe vëmendja ndaj provave absurde të jetës, si dhe ndryshimeve më të thella në shoqëri – ato për të cilat mediat mediatike nuk flasin kurrë. “Ne jetojmë më gjatë, / por me më pak ndershmëri, / dhe me fjali shumë më të shkurtra”.
Wislawa Szymborska është poetesha më e rëndësishme polake që ka jetuar ndonjëherë. Ndër më të pëlqyerat dhe të vlerësuarat nga publiku i gjerë, përmbledhjet e saj kanë arritur një numër të jashtëzakonshëm shitjesh, të barabartë me autorët më të rëndësishëm të prozës, pavarësisht se Szymborska ka ironizuar në mënyrë të përsëritur, se poezia mund t’u pëlqej një ose dy personave në njëmijë lexues.
Lindur në vitin 1923, në një qytet të vogël në Poloninë perëndimore me emrin Kornik, ajo u rrit në Krakov, ku studioi për letërsi dhe sociologji.
Shumë aktive në jetën kulturore të qytetit, bashkëpunoi në periudhën e pasluftës me revistën “Walka”, braktisi studimet për shkak të problemeve ekonomike dhe filloi të punonte si sekretare për një revistë didaktike dhe ilustruese libri.
Pas botimit të koleksioneve të saj të para, ajo punoi redaktore në disa revista polake.
Përmbledhja e tretë “Appello allo Yeti” e shenjtëron atë për publikun e gjerë dhe kritikën dhe, pas vlerësimeve dhe çmimeve të shumta, ajo merr çmimin “Nobel” për letërsi në 1996.
Gruaja e lotit
Thonë nga kureshtja
Ktheva kryet pas, vërtet.
Por nuk mendojnë se tjetër shkak kam pasur:
Keqardhja për një kupë të argjendtë,
Që lashë në shtëpi, në Sodoma.
Dëshira për të mos parë më të ndershmin burrin tim
Që ecte para meje.
Dëshira të shihja a do të ndalte llahtara,
Kur të vdisja unë (nuk ndali).
Mosbindja e të përunjurve.
Shpresa se mbase Zoti pat kthyer mëndje
Dhe s’do t’i vriste ata mijëra të pafajshëm.
Vetmia dhe turpi që ikëm ashtu fshehurazi.
Ndoshta qe një shkulm ere,
Që më zgjidhi flokët
Dhe bëri që ashtu kot, të ktheja kokën.
Më duket se thjesht u rrëzova, pastaj shtyllë kripe u bëra
Me fytyrën nga qyteti kthyer.
Fjalitë e poetes, shpesh u referohen aspekteve të përditshme ose që duhet të jenë të përditshme, që shpesh harrohen.
Autorja polake ishte e pajisur me një ndjeshmëri befasuese, çka e lejoi të shihte dhe përshkruante botën e përditshme në një mënyrë shumë të veçantë.
Dy gjëra karakterizojnë fjalitë e Wislawa Szymborska: thjeshtësia dhe vërtetësia. Delli i saj poetik është ankoruar brenda saj dhe shihet se ajo vazhdimisht lidhet me lexuesin.
Krijimtaria e saj nuk është hermetike ose studimore, krejt e kundërta: është e arritshme për këdo që dëshiron ta lexojë.
Poezia është sinonim i dashurisë
Wislawa Szymborska e bëri poezinë një formë jete, madje nuk ishte një poete e rezervuar, përkundrazi gjithmonë ka komunikuar me lexuesit e saj dhe ka qenë e ndjeshme ndaj shqetësimeve dhe arsyetimeve të tyre.
Për të, të qenit poete nënkuptonte më shumë sesa të shkruaje vargje. Kjo ide pasqyrohet edhe në thënien:
“Të gjitha poezitë lindin nga dashuria; edhe ato që transmetojnë negativitet, pasqyrojnë një formë dashurie ndaj botës”. Me fjalë të tjera, poezia është sinonim i dashurisë.
Nobelistja Wislawa Szymborska, ka qenë një nga shkrimtaret më të lexuara në të gjithë botën.
Shumë u pikëlluan për vdekjen e saj, më 1 shkurt 2012, sepse universi humbi një yll… nga ata më të shndritshmit.
ObserverKult
Lexo edhe: