Xhabir Tabaku: Andërr e çuditshme

Poezi nga Xhabir Tabaku

më shfaqesh në ândërr-
e çuditshme ândrra
të sjell si një sy të madh jeshil

plot jetë, plot jetë

dhe shpërthen
e mbushet bota me lot’-
me lotët valë të nxehtë

më shfaqesh në andërr natën
dhe më rrin në sy-

plot lang, plot lang.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: DUA TA FLAS SHPIRTIN E MENDJEN DERI NË THELLËSI!

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Xhabir Tabaku.

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

– Që i vogël fare, po të konsiderojmë letërsi edhe mësimin e abc-së. Më kujtohet edhe libri i parë që kam lexue. “Vizëbardha”, bëhej fjalë për një patë qe del nga fshati dhe bie në qytet. Aty ndeshet me rregullat e qarkullimit rrugor. Shklet nëpër vizat e bardha dhe polici ia tërheq vëmendjen.

Pastaj pata bahet mbikqyrëse e vizave të bardha dhe ndihmon të moshuarit e të vegjëlit për të kaluar rrugën mbi vizat e bardha dhe kësisoj merr nofkën vizëbardha. E kam lexuar me babën tek më mësonte shkrim e këndim. Kam qenë pa hy në shkollë. Baba më lexonte përnatë. Ja, kështu pak a shumë ka ngjarë… lexime përnatë, herë me babën herë me nanën. Ishin mësues të dy, dhe lexues të mirë.

Kur ratë në “grackën” e saj?

-Ma vonë u bana indipendent në të lexuar. Krijova ngadalë – ngadalë shijet e mia dhe mbi bazën e trashëgimisë familjare të bibliotekës fillova t’i jap asaj ngjyrat e mia. Sot i kam raftet plot. Nuk e di se si mund ta dalloj të rënit në “grackë”, por mund të them se vetëm…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU