Xhabir Tabaku: Braktisja e madhe

xhabir tabaku

Poezi nga Xhabir Tabaku

malli, ktheva n’katundin
ku pata kalue fëminisë do vera
gjithçka kish’ ndryshue
veç kroit-gjithçka kish’ ndryshue

kroi qit’te currila t’hollë
si gishta f’mije,
brrakës përreth – heshtje vorri

shtamba të thyeme m’rreshpen përbri
shtamba pa vjeg’za
vjegëzat, unaza për vashat e fshatit i’n bâ

-fshatin e kishte mbulue hupa-
kish’ marr’ iken.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: POETËT TANË TË “PALEXUAR”

Poetët tanë të “palexuar”, nga Xhabir Tabaku

Poeti Arb Elo asht padyshim ndër ma cilësorët e ma prodhimtarët e letërsisë sonë bashkëkohore. Ndonëse i njoftun në rrethe elitare poetësh e artistësh, ai çuditënisht nuk asht aq i pranishëm në nivelet e tjera të lexuesëve.

Autori i disa vëllimeve me poezi dhe i dy përmbledhjeve me të zgjedhuna të mahnit me fjalorin e gjuhën e tij të kultivuar e figuracionin e pasun. Poezitë e tij janë vetëm të tiat – nuk i përngjet kuj e nuk përngjahet nga kush.

Origjinaliteti e thellësia e mendimit shoqëruar me ndjenja të imta e sqime, e bajnë poetin pothuaj të pakrahasueshëm jo veç me bashkëkohorët e tij, por edhe me paraardhësit po ashtu. Po t’i ofrohet lexuesit në masë, pa dyshim që ai do i bënte një nder të madh artit të të shkruarit poezi dhe do edukonte të rinjtë me leximin e shkrimin e diçkaje jo të zakonshme shqiptare, por të një naltësie tjetër, ndoshta të paprekun ma parë. Shumë poezi të tij fillojnë ngadalë e me qetësinë e faqes së një liqeni në gjumë, si diçka e përditshme, e prekshme, mandej diçka tjetër vjen para teje, diçka e veçantë për t’u shndërrue në vullkan…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU