Xhabir Tabaku: Çfarë do doja unë të ishe ti për mua?

Nga: Xhabir Tabaku

(Fragment)

“…Çfarë do doja unë të ishe ti për mua?
Ku di! Ti më pyete, por unë nuk dija si të të përgjegjesha, si të ta thoja atë që kaq kohë e kisha mbajtur kyçur brenda meje, atë që e kisha folur me zë të ulët me qindra herë që nga momenti kur folëm bashkë herën e parë.
Të kam thenë që unë jetoj tri kohë? Të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. …Dhe që kërcej herë në njëren, e herë në tjetren dhe në tjetren pastaj. Si mund të ta thoja, kur më pyete nëse kishim folur ndonjeherë më parë, nëse njiheshim… Të t’thoja se po, njihemi që kohë më parë pa të bërë të dyshoje në qartësinë e mendjes time? E egzaltuar në të vërtetë që edhe ti nuk e kishe fshirë nga mendja. Jo, jo nga mendja por nga shpirti, sepse ai mbetet edhe kur mendja ikën. Pra një natë e vetme, nata jonë e vetme e jetuar në një nga jetët tona të shkuara që akoma nuk të ishte fshirë nga kujtesa e shpirtit.
Nuk di nëse të kujtohet ndjesia e muzgut që erdhi heret atë natë të ftohtë me shi të imët që binte shtruar nga qiejt blu të errët. Ti prisje në stacionin e metrosë, në një kënd ku drita lëpihej e përthyhej e unë të kërkoja me nuhatje. Gjithmonë në hije të kisha parë në mendjen time dhe në hije të kërkova e të gjeta atë natë. I strukur nën pallton e gjatë gri tek thithje cigaren… i qeshur, plot jetë.
Qëndruam përballë njëri-tjetrit dhe unë zgjata krahët drejt teje e u mbështolla në gjoksin tënd, e ti më përqafove i hutuar.
-Ku do shkojme?
-Di unë një vend. Do shkojmë atje, ka verë… e birra plot.
U rehatuam në “Jacobine Paris”, dhe unë porosita verë për vete, e me shaka i thashë kamarierit që zotria kërkon një çaj. Ti më hodhe një shikim të vemendshëm që ndeshi veshtrimin tim djallëzorë. Buzëqeshe, e i the kamarierit duke shkelur syrin: Kurr mos u beso kurvave!
Nuk m’u desh shumë të kaloja në atë gjendjen flu në të cilen lundroj diku në ajër; pak më lart se toka, por jo mbi çatite e shtëpive. Se pse më pëlqeu kur the kurvë!…
-Ta prek pak mjekrën?
-Ëhë…
-Zgjata dorën, dhe rreshqita bulat e gishtave nga njeri vesh tek cepi i veshit tjetër duke të hedhur nje veshtrim joshës me sytë flakë, si dy yje të vegjel. Pastaj mblodha gishtrinjte dhe i ngatërrova nepër mjekrën tënde duke qeshur pa kuptim.
-Mjaft, the ti butë – butë… Ma shkule.
Më kape dorën nga kyçi dhe më pe në sy, me atë vështrimin që kërkon vetëm nje miratim të heshtur dhe afrove fytyren drejt times. Gojët gjysëm të hapura u bashkuan. Çfarë është ajo “puthja në buzë” që thonë njerëzit? Puthja duhet në gojë. Goja e ëmbël nga vera, e flaka brenda.
Deshe ta dije? Ja!
Po. Njihemi ne të dy. Jemi takuar dikur në një jetë tjetër… në të shkuarën.
Do doja të isha per ty veç muzg. Një muzg i purpurt shtruar poshtë një nate të kuqe si flaka, mbi gjak. Një nate me zjarmi… Un të të mbuloja si frymë, e ti të më përshpërisje lehtë në vesh fjalën që më ndezë.Ta ndjej aromën e shtatit…

ObserverKult


Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: KUR TA GJESH LIRINË, FILLO E QAJ MALLIN