Xhabir Tabaku: Kur ta gjesh lirinë, fillo e qaj mallin

xhabir tabaku

Poezi nga Xhabir Tabaku

njimbëdhjetëmijë e treqindenjëmbëdhjetë ditë
mërgim

-nji oqean ndërmjet

zani i fëminisë çirret andej
dhe kumbulla në fund t’oborrit
shêj kokrrat n’gem –
ah! malli jem

gjithçka tjetër këndej
fryma e nanës – vorri i babës
tan’ bota nji katund i madh
në konfuzion

-pse e le vendin tand? më pyeti nji gjerman ka mot
-për liri, i thashë me ballin nalt.
uli kryet gjermani
-shì sikur unë; foli plaku – syni lot.
kur ta gjesh lirinë tha, fillo e qaj mallin!

-malli jem m’at fund oborri!

ObserverKult

Lexo edhe:

TRI REKOMANDIME LEXIMI NGA XHABIR TABAKU

Kur lexon njeriu një libër që e kënaq, mendon me vete se asht e lehtë me e rekomandue. Mbasi ka lexuar shumë e shumë vëllime, mendon se ka mjaft bagazh, për me rekomandue, por kur i kërkohet të rekomandojë, bllokohet.
Nganjëherë, një poezi e shkurtër e mbulon një roman të tërë për kah fuqia e shprehjes, figuracioni letrar e mesazhi që përcjell. Nganjëherë një përqasje moderne e thyen në mes traditën klasike e ti prap mendon e mendon pa dijtë me e nda mendjen. Ka shumë e shumë vepra të përkryera, që të thithin e të lanë me gojën hapun. Të mahnisin e të shoqnojnë përgjatë jetës. Disa edhe për shkaqe jashtë vetes, ndoshta ma shumë për hir të predispozicionit tand kur e lexon, sesa nga vlera reale e saj (veprës). Kajherë u kthehesh mbrapsht dhe herë zhgënjehesh e herë u je falenderues autorit e vetes që e rilexove e ndoshta përbetohesh se do e ‘’vizitosh’’ prap e prap…

Kështu më ka ndodhë me “Tesi i d’Erbervilëve”, “Etër e Bij” dhe ” Zonja me Kamelie”. Sigurisht ka libra që në çfarëdo konkursi a stende t’i vësh, tërheqin më shumë vemëndje se kjo ‘’short-list’’ e imja, por mendova me i qëndrue besnik ndjesisë që kam pasë kur i kam lexuar herën e parë. Të tre këta romane i kam lexuar në rininë e hershme, me një frymë e plot dëshirë. ‘’Zonja me Kamelie’’ brenda natës (ishte libër i ndaluar) – më duhej ta ktheja në mëngjes. Lexuesi tjetër priste radhën…

Tekstin e plotë muind ta lexoni KËTU