Xhabir Tabaku: Fshati kish’ marr’ iken

Poezi nga Xhabir Tabaku

malli ktheva n’katundin
ku pata kalue fëminisë do vera.
gjithçka kish’ ndryshue
veç kroit-gjithçka kish’ ndryshue!

kroi qit’te currila t’hollë
si gishta f’mije,
brrakës përreth – heshtje vorri.

shtamba të thyeme m’rreshpen përbri
shtamba pa vjeg’za.
vjegëzat, unaza për vashat e fshatit i’n bâ.

fshatin e kishte mbulue hupa
kish’ marr’ iken.

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: XHABIR TABAKU

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet gazetari dhe poeti Xhabir Tabaku.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk besoj në formën e përkryer të asgjëje apo gjendjeje. Lumturia është e plotësishme si është. Nuk mendoj se ka lumturi të përkryer apo të papërkryer.

Cila është frika juaj më e madhe?
Harresa. Nuk e imagjinoj veten me kujtesë të humbur. Veç ideja më tmerron.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nuk admiroj asnjë njeri. E kam të ndaluar me fe. Por, kam respekt të thellë për disa. Në plan ndërshqiptar Abdi Baleta.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?Ahmet Zogu. Në të, shoh njeriun racional që krijoi shtet për një komunitet joracional, pa traditë shtetformimi dhe jo i gatshëm të jetojë me rregulla shetnore. Tek Zogu i shoh të thukëta të gjitha vetitë ma të mira të etnisë tonë. Tradicional e modern. Shumë më i avancuar politikisht se bashkëkombasit e tij atëbotë.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Shpejtësia në vendimmarrje. Shpesh gaboj për këtë shkak.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Hipokrizia.

Në cilat gjëra e teproni?
Në të analizuarit e fenomeneve, ngjarjeve a njerëzve që nuk ia vlen (humbje kohe).

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Një milion arsye.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Nga Rhodes në Santorini.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
“La I’lahe I’lallah Muhamedur Resulullah” – e filloj dhe e mbaroj ditën me ketë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU