Xhabir Tabaku: Kangë mëkatare

Kangë të herëshme
léjnë kujtesës – kangë që
koha ka mblue me hinin e harresës
do hije të mshehta
do hije të vdekta
oshëtijnë zallit të shprazun
vrraga gjunjsh me gjak
-marrí rinore

… e shkon rrugëve t’botës
duke vishk’llue nji melodi që
veç dy vetë e dijnë

-melodinë e verdh’ t’harrimit.

*Nga vëllimi poetik “Tre mbas mesnate”

ObserverKult


Lexo edhe:

Xhabir Tabaku: E kujtoj që të kam njohur dikur….