Ishte natë, gjithandej heshtje
Ftohtë, ngricë e fjalë memece.
Ngusht, shkurt-pa frymë, pa puls.
A marrim arratinë?
Të kam njoftë në botën tjetër..
Të kujtohet?
Në nji vend të largët,
Në jetën para kësaj – atë të keqen.
Përbri një liqeni të ngrirë
Ku pulbardhat nxinin urije, e ti shkriheshe në mua si brymë.
Të kujtohet?
Kur un t’mbuloja me puthje e s’thonim asnji fjalë,
Kur gjaku rridhte i ngrirë – rubin, un pa frymë
E ti shkrije pshtymën për nji puthje më tepër…
Të kujtohet?
Si vdisnim ti e un’ ngadalë e me dëshirë,
Se e dinim që do lindnim edhe nji here,
Që do lindnim bashkë – Dashnorë binjakë!
Shih! Kemi lindë saora, dhe po vdesim prap.
Absurd dy herë? A sall nuk kemi lindë kurr’!
Por vdiqëm bukur veç! Bashkë.