Xhafer Bytyqi: Kur ti qesh…

Kur ti qesh, zemra mal më bëhet,
Akullnajat e veriut shkrijnë,
Rrezet e shpirtit tënd më përshkojnë,
E unë dehem në ngrohtësi.

Kur ti qesh, Parajsë më bëhet,
Lulet më të bukura të natyrës çelin,
Krojet më t’ëmbla nga thellësia e tokës rrjedhin,
E unë ëmbëlsohem e freskohem në to.

Kur ti qesh, më del përpara teatri,
Ariet më të bukura i dëgjoj,
Zogjtë më këngëtarë cicërojnë,
E unë harrohem mes cicërimash.

Kur ti qesh, më zgjatet jeta,
Gjaku më rrjedh ëmbël ndër vena,
Zemra gjen ritmin simfonik,
E unë mbetem i ri përjetësisht.