Xhama të thyer mjeshtërisht: Simon Berger, të bësh art me çekiç

Zvicerani Simon Berger, tashmë është bërë i famshëm në mbarë botën, me artin e tij tejet të veçantë, që manifestohet me goditjen e xhamit me çekiç, përmes të cilit rezultatet që dalin janë të jashtëzakonshme.

Ai godet xhamin me çekiç, duke realizuar kështu portrete të ndryshme.

Në një intervistë për mediet zvicerane, Berger ka treguar se, së pari ai e krijonte veprën, të cilën, më pas, për ta kompletuar e thyente, duke e kthyer në një tjetër vepër arti tashmë të finalizuar, transmeton ‘konica.al’.

Ndërkaq, Berger kishte treguar poashtu se fillimisht kishte punuar me dru e më pas edhe në xham.

LEXO EDHE: Pandi Toçe, aktori që vdiq duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial