“Xhamia e Plumbit” në Shkodër, pse e ka marrë këtë emër?

Xhamia e Plumbit është një tjetër atraksion turistik që ngjall interesin e vizitorëve të Shkodrës.

Shumë turistë dhe jo vetëm janë kurreshtar për emrin e këtij kulti fetar, por në fakt përgjigja është më e thjeshtë se mund të mendohet.

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, arkeologu, Helidon Sokoli zbulon se ky toponim vjen nga vetë materiali me të cilin xhamia është ndërtuar.

Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, sërish u rivesh Xhamia me plumb dhe është një ndër vendet më të vizituara sapo turistët të lënë Kalanë apo para se të ngjiten në Kala, sepse nga vetë tipologjia e saj është një xhami unike në vendin tonë, sepse ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe, çka e ndeshim shumë rrallë në Ballkan”, thekson ai.

Në të njëjtën kohë, ndër virtytet e Shkodrës mbetet dhe bashkëjetesa e besimeve fetare, që haset ndjeshëm në krahasim me zonat e tjera të vendit.

ObserverKult


Lexo edhe:

“XHAMIA E ÇUDITSHME”- KU I GJENI 99 SHKALLË SI 99 EMRAT E ZOTIT

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë. Xhamia e Pazarit të vjetër në Gjirokastër, i ka shpëtuar shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë erës komuniste, pasi kishte statusin si monument kulture – 12 nga 13 xhami që kishte Gjirokastra, u shkatërruan gjatë kësaj periudhe.

Në fakt, për një kohë të gjatë, kjo xhami është përdorur si sallë trajnimi për akrobatët e cirkut që shfrytëzonin lartësinë e tavanit për të varur trapezat e tyre.

Ka qenë pjesë e planeve të Memi Pashës për Pazarin e vjetër dhe është ndërtuar për herë të parë, në shek. e 17-të. Por u dogj nga zjarri një shekull më vonë, ashtu si dhe pazari…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU