Ju ftojmë të lexoni poezinë “Re të purpurta” nga Daniela Xhani!
Pas të bërit dashuri, një grua,
vështrohet në pasqyrën e mbuluar
që ruan imazhin e saj. Re të purpurta
prapë. Më shumë se dy duar.
Teshat e hedhura. Lëvizjet. Orën –
pjesë e humbjes siç dikush që,
kur u kthye nga lufta, nisi të qeshte
si i marrë; mungonte njëra dorë,
ajo që nuk ngjan me tjetrën –
që zhduk rrezikun, natë pas nate,
duke thërritur emra të ndryshëm
sikur të ishin i njëjti. Së paku
kujton se, të biesh në dashuri,
është më e lehtë se përqafimi
dhe më e vështirë se vetëvrasja
pas të bërit dashuri.
ObserverKult
———————————————
Lexo edhe:
DANIELA XHANI: LAKMIA E RRETHIT
Nga Daniela Xhani
• Atë mbrëmje që e prura në dhomë – thuajse bosh veç dysheku, tryeza e punës, moka, dritarja e hapur dhe një mori mendimesh (të vetmet që mund të më shpëtonin nga rehatimi i heshtur) – u ula në dyshemenë e ftohtë duke vështruar muret. Dëgjova çka tha. Thashë: Ja, këtu!
• Derisa nisa ta pranoj duke ofruar herë-herë ndonjë varg pyetës. E pakënaqur me përgjigjet profane që shndërroheshin në shaka, në lëmsh, në hedhurina që duheshin nxjerrë jashtë natën vonë, shumë vonë, para se të shndërroheshin në fiksim, zhbiroja brenda rrathëve pa e kuptuar as vetë se çfarë di një trup.,,
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU