Xhelal Ademi: Merr gjumin tim e mbylli sytë!

ty të dua

Nga larg më thua, m’ka ikur gjumi
Se s’mund ta ndalja pa frenj në dorë,
Kur loti mby ti ca ura lumi
Në breg të shpirtit po binte borë.

Me digë qepallash se mbaja lotin
Prandaj e mbusha një det të tërë,
Veç pak më thua, ta njihja notin
Drejt teje rrugën do kisha bërë.

E ndjej që sonte t’ka mby tur shiu
Dhe t’solli ngrica mbi ca kujtime,
Ndaj t’lutem, gja ku nëse të ngriu
Merr hisen tënde nga zemra ime.

Dhe flej e qetë se vonë u bë
Po vjen e dehur një natë e dytë,
Por nëse gjumi s’afrohet më
Merr gjumin tim dhe mbylli sytë…

ObserverKult


Lexo edhe:

XHELAL ADEMI: MOS M’SHIKO, TË LUTEM IK…