Xhelal Ademi: Pse neve na përzurën e aty po mbeste djalli…

Xhelal Ademi
Xhelal Ademi

Kopsht i Hadit tutje ishte prandaj portat kur u hapën
Ne u futëm në pemishte paksa për të hequr vapën,
Ngritëm kokat për t’u lutur si mjeranët përmbi dhe
Thonim djallin pse kanë futur që të rronte tok me ne.

E kur dielli qe zhuritur, n’zjarre çasti ndarë më dyshë
Teposhtë qiellit kishte zbritur e na shkilte sipër syshë,
Vrejtëm veten të vetmuar, gjethe vjeshte aty pranë
Binin si të qen’ hutuar mbi ndijimet që n’ai vranë.

Ti e gjendur në mundime, degë peme kishnje kapur
Dhe më ftove mollën time n’mes parajse për ta qapur,
Mbaj mend pemën që s’e shkunda,
si u stepa nuk e di
A nga frika fort u munda apo më qorroj një shi.

Mu dhimbs molla që kafshoja siç t’kafshoja këta sy
Ndaj aspak s’do kundërshtoja pse na nxorrën që aty
S’ka gjë pemën që e vurën, t’na dënonin për së gjalli
Por pse neve na përzurën e aty po mbeste djalli…

*Titulli i origjinalit: “Përzënje nga parajsa”

ObserverKult


Lexo edhe:

XHELAL ADEMI: NËSE MUNDESH TË HARROSH GJITHÇKA TONËN…