Një dashurues shikon ujin e përroit dhe dëshiron të jetë
po kaq i shpejtë në rënie, në gjunjëzim, dhe pastaj
të dërrmohet plotësisht gjatë gjithë rrugërrjedhjes.
Një dashurues dëshiron të vdesë nga dashuria e vet
si njeriu me hidropizi
që e di se do ta vrasë uji,
por nuk arrin ta mohojë etjen.
Një dashurues e dashuron vdekjen. Derdhe kanën tënde
në lumë! Turpi dhe frika jote
janë si shtresat e shajakut që mbulojnë ftohtësinë.
Zhvishi dhe turru lakuriq
brenda haresë së vdekjes.
Përktheu: Ukë Buçpapaj
*Titulli i origjinalit: Kaq shpejt