Xhelaludin Rumi: Kur dikush vetë ç’osht me “dekë për dashni”…

rumi poezi per observerkult


N’qoftse dikush t’vetë
qysh doket knaqja e përkryme
e tona dëshirave tona seksuale
çoje krytë
dhe thujë,

Qishtu.

Kur dikush ndërmend dëshirimin
e qiellit t’errt, ngjitu mbi kulm
vallzo dhe thujë,

Qishtu.

N’koftë qi dikush dishron me ditë “shpirti” çka osht,
Ose “aroma e Zotit” ç’domethanë,
Prire krytë drejt tij ose saj.
Maje ftyrën qaty ngat.

Qishtu.

Kur dikush citon imazhin e vjetër poetik
për retë qi kadaldal hanën e zbulojnë,
kadale tuj hupë fije-fije lidhmëninë
e teshës tane.

Qishtu.

N’koftë qi dikush çuditet qysh Jezusi t’deknin ka ngjallë
mos provo me shpjegu mrekullinë.
Puthëm mu n’buzë.

Qishtu. Qishtu.

Kur dikush vetë ç’osht
me “dekë për dashni” trego
qitu.

N’qoftse najkush t’vetë sa i madh jom un, rudhe ballin
dhe mate me gishtat e tu hapsirën
mes rrudhave t’ballit ton.

Qaq i madh.

Shpirti ndojherë e len trupin, rikthimet.
Kur dikush s’e beson kit sen,
le t’kthehet prap n’shpinë teme.

Qishtu.

Kur dashnortë rënkojnë,
janë tuj tregu historinë tonë.

Qishtu.

Un jom qielli ku jetojnë shpirtat.
i ngulun n’kit thellim kaltror
dersa flladi e thotë ni msheftsi.

Qishtu.

Kur dikush vetë, çka duhet me’u ba
ndizjani nji qiri n’dorën e vet.

Qishtu.

Qysh era e Jusufit erdh te Jakupi?

Huuuuu.

Qysh u rikthy pamja e Jakupit?

Huuuuu.

Ni erë e lehtë i pastron sytë.

Qishtu.

Kur Shamsi u kthy prej Tebrizit,
Ai veç krytë e qiti n’syprinën
e derës me na befasu

Qishtu. 

Përktheu: Ilir Breca