Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë muzikën.
Sa pak, tha ajo, sa pak.
Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë kujtimin
Gazavaj, tha ajo, gazavaj.
Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë universin
Fare pak, tha ajo, fare pak.
Duhej ikur.
Doemos duhej ikur.
Po kur? Në shkurt a në maj?
Pa ndodhur eklipsi i diellit të saj.
ObserverKult
Lexo edhe:
XHEVAHIR SPAHIU MORI ÇMIMIN PËR VEPËR JETËSORE “TEUTA”
Poetit dhe akademikut Xhevahir Spahiu i është dorëzuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë çmimi për vepër jetësore “Teuta”. Ai u shpall fitues në edicionin e 8-të të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”.
Komunikata e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
Për dorëzimin e këtij çmimi u mbajt në godinën e Librit Akademik të ASHSH-së në Tiranë një ceremoni modeste, për shkak të Covid- 19.
Çmimi iu dha akad. Xhevahir Spahiut me motivacionin: “Skalitës i shkëlqyer i fjalës dhe i zbulimeve të papritura të thellësive të saj, si rrënjë dhe qiell në botën shqiptare ‘edhe në lëvizjen e saj nga një pikë e vdekur’, siç thotë vetë një varg i poetit.
Poezia e Xhevahir Spahiut, shoqëron breza të tërë si shprehës i mbijetesës dhe i modernizmit, si shpirt dhe krenari për të qenë bir i një toke të përndritur nga bukuria njerëzore.
Adhuruesi i tekstit poetik dhe teksteve të këngës së Xhevahir Spahiut do të ndiejë gjithmonë fuqinë për ta transformuar fjalën dhe për të arritur së bashku me poetin në majat e artit poetik të shqipes.”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult