Xhevahir Spahiu: Duke të pritur ty…

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Duke të pritur ty
Duke të pritur ty ndanë këtij stadiumi të madh,
Koha e ndarjes m’u duk
Si gjashtë ditët e javës së tij të heshtura
Në pritje të ditës së shtatë.

Nuk di përse,
Duke të pritur ty,
Vetja m’u duk si ky stadium i zbrazët i madh.

ObserverKult


xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: O ZEMRA IME, O VETMI…

Poezi nga Xhevahir Spahiu

O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne,
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.

Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllënjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


XHEVAHIR SPAHIU: SËRISH JAM VETËM, VETËM…

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Po bie nata
pa një yll rrëqethës.

Sërish jam vetëm.
vetëm.

Nën dhe si vemje
ndryshku po bren hekur.

Sërish jam vetëm.
Vetëm.

Më griu grija e përditshmërisë

Boshin
shurdhan,-e di, –
s’ma merr askush.

Po shkoj në tjetër vend.

Përtejshmëria
s’dhemb.

Poezinë e plotë mundm ta lexoni KËTU:


XHEVAHIR SPAHIU: TI S’PO VJEN…

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s’po vjen
S’po vjen
S’vjen
në 6 e pesëmbëdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë te një zogu

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult