Xhevahir Spahiu: Të mbaj në duar, dashuria ime

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Të mbaj në duar, dashuria ime.
Krijesë prej qelqi
më shkëndijime yjesh.
Kam frikë….
Kam frikë se mos më bie dhe
thyhesh.

ObserverKult

—————————————-

Lexo edhe:

PSE U LEJUA KRYEARTIKULLI I XHEVAHIR SPAHIUT NË “ZËRI I POPULLIT”

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU, KY BIR I DIELLIT…

xhevahir spahiu Vajzë e bukur, si vajzë e dashuruar, qofsh e dashuruar dhe prej meje, prej syrit tënd lulëzojnë dhe sendet.

XHEVAHIR SPAHIU: EJA TË VDESIM, E DASHUR!

Lexo edhe:

SI E HUMBI UDHËN E ZOTIT, TAT TANUSHI: AH, KALIJE, A TË RËNDON DHEU?!

mitrush kuteli tat tanushi

Ju ftojmë të lexoni një fragment të shkëputur nga kryevepra e Mitrush Kutelit “E madhe është gjëma e mëkatit“(Tat Tanushi i Bubutimës).

Kalija tretej dita me ditën, si treten ata të lëngjyerit. Veç dhembjes së trupit kish dhe tjatër: “Sikur të kishim një fëmijë, Tan..” Po trupi i saj s’lidhi fëmijë. Në pranverë, vdiq.

Aq shumë e tronditi kjo Tatën sa iu duk se u shemb gjithë jeta dhe ranë kryqet e lartësirave. Kish parë shumë të vdekur në jetën e tij, po tjatër ish Kalija. Ajo s’duhej të vdiste.. .A mos e kish sjellë që largë për ta varrosur aty? Nga dhembja e madhe mjekra e flokët e tij u zbardhë krejt, sa dukej plak i shkuar dhe jo njeri më tridhjet e shtatat. I mirrte së vdekurës dorën e ftohtë dhe i thesh, pa pushuar:
– Kalije, zemra ime.. Noemi, jeta ime…

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult