Xhevat Latifi: M’trazon gjumin kjo vjeshtë!

I vura shallin djalit
Më shikon vengër
Do të thotë: E sheh sa jam rritur!
Macja e ka futur vetën në gjumë!
Jashtë era u bie degëve
qeni kërcen i harbuar,
kërkon të gjejë vend të ngrohtë!
Në mur s’ka kalendar.
Janë pshtjellë stinët
siç pështolla unë djalin me shallë!
Në tel bie një alarm shurdhonjës.
Më pas nje zë gruaje
“Zotëri ju nuk keni paguar çajin e thanës!
Çfarë t’i them vjeshtës unë?!
Kur hap derën
macja nëpër këmbë ikën
përzihet me bojnat e gjetheve.
Qeni më gjuhet në prehër kërkon të hyjë mbrenda.
Djali më lë shallin në duar dhe një letër mbi tavolinë
Papush, rri ti me vjeshtën!
Unë dola me një shoqe.
Ajo do mbledh mollë,
mollë vjeshte!