Xhezide Selimi: Me aromë pranvere

Nën malin e mbështjellë
me ngjyra të mbyllura
prej brendisë sime gufon bardhësia

Për një fije drite kapem
në amullinë që ka rrëmbyer tokën

Në çast
ca rreze vezullojnë mbi gjoksin e mbuluar
me këmishë të re
për ta lehtësuar frymëmarjen time të rënduar

Thumbat e rrypit
plasariten me të qeshura ironike
unë numëroj pikat e shiut të munguar

Lumin e mendimeve të ngjyrosura e krijoj
nga ylberi në prag të reve

Dalldisem me aromë pranvere
e nxitoj të prek ngjyrën e dashurisë së qiellit
rrezatuar nga dielli i fatit tim.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEZIDE SELIMI: DASHURIA IME I KA RRËNJËT TEK BUZËT E TUA