Xhim Morrison: Dashuria fshihet

Dashuria fshihet në vende të çuditshme,
Dashuria fshihet në fytyrat që ti njeh,
Dashuria fshihet ngado,
Dashuria fshihet në struktura molekulare,

Dashuria vjen kur ti pak e pret,
Dashuria vjen për ata në kërkim,
Dashuria fshihet brenda në ylber,
Dashuria është çdo gjë.

Përktheu: Genci Muçollari