Xhim Morrison: Më mirë të iki tani…

E, vajti vonë dhe,  
duhet ta mbyllim tani.
Më mirë të iki tani,
do doja të rrija gjithë natën këtu.

Veturat shkasin mbushur plot me sy,
dritat derdhin një ndriçim të shuar,
truri yt sikur mpihet nga kjo befasi,
vetëm një vend mbeti për të shkuar.

Dua të fle tërë natën në kuzhinën e shpirtit,
ngrohma mendjen në sobën tënde bujare,
përzërmë e dashur, dhe unë do vrapoj,
duke u penguar nën dritat neon.

Gishtat u tu thuren si minare plot jetë,
më flasin me një gjuhë që s’e kuptoj.
Ndeza një cigare tjetër,
dhe mësova të harroj, të harroj…

Përktheu: Genci Muçollari

*Titulli i origjinalit: “Kuzhina e shpirtit”