“Xhingis Kani kishte mbi 200 skiftera”, poezi nga Matt Borczon

Nga Matt Borczon

Ai ishte
bjond i bojatisur
dhe jetonte
me një dietë
me steroide
dhe pluhur
proteinash
punonte në banak
në lokalin
ku punoja
e kishte tabiat
t’u thoshte
të gjithëve
se kishte
fjetur me
mbi 100
vajza dhe
kur
e
pyeta
nëse
ndonjë nga
këto femra
kishte fjetur
me të
dy herë
ai më
shikoi
me sy
që thoshin
se nuk e
dinte dhe
as që ia ndiente.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe: