Xhubleta mbetet një nga veshjet tradicionale më unikale të Shqipërisë. Ky kostum dhe dijebërja e tij ka udhëtuar shumë në kohë, që prej Ilirëve, të cilët e dizejnonin në mënyra në dukje të bukura, por që në vetvete krijojnë simbole që duket sikur na sjellin mesazhe të cilat sot nuk mund ti shpjegojmë dot.
Dosja e kësaj veshje që e pasuron shumë kulturën tonë, është dorëzuar në UNESCO, për ta ruajtur si një trashëgimi shpirtërore, në rrezik.
“UNESCO pranon që variantet alternative në realizimin e xhubletës janë të mundshme”, tha koordinatori i dosjes Dorian Çene.
Ne veri të Shqipërisë e sidomos në Malësi të Madhe janë zonjat e pakta duararta që dinë ta bëjnë këtë veshje.
“Në fokusohemi më së shumti te Malësia e Madhe, sepse atje gjetëm më shumë informacion. Ka shumë individë, të cilët e kanë veshur xhubletën edhe për arsye se ka qenë pjesë e ritualit të domosdoshëm në dasmat e zonës së veriut”, tha ai.
Sot janë shumë pak dijebërset e Xhubletës dhe mosha ua ka bërë të pamundur vazhdimin e krijimit të saj.
“Ka qenë shumë e rëndësishëm evidentimi i individëve që sot janë akoma në gjendje të realizojmë në xhubletë. Qoftë një xhubletë nga fillimi në fund, qoftë në bashkëpunim me të tjerët. Arrijnë të bëjnë xhubletën nuk i ke më shumë se gjashtë apo shtatë persona”, tha ai.
Por cilat do të jenë përfitimet nëse Xhubleta do të pranohet në UNESCO, jo si objekt apo material por një teknikë unikale të zotëruar ende nga Shqiptarët?
“Ajo që ne menduam në dosje, është të shfrytëzojnë bartësit ose individët që kemi sot, të cilët zotërojnë njohuritë në bërjen xhubletës dhe këta mund të trajtojnë të tjerët”, shtoi Çene.
Por si është plotësuar dosja e xhubletës për në Unesco?
“Kjo pastaj është dokumentuar me një fotografi. Me një dokumentar që zgjat deri në 10 minuta, të cilët duhet t’u bëjnë të qartë atyre që marrin vendimin për ta pranuar kandidaturën ose jo. Çfarë është objekti, çfarë përfaqëson ky për komunitetin dhe mënyra si përdoret”, u shpreh ai.
Kjo veshje e përdorur kryesisht në veri të vendit, apo edhe trevat e Kosovës apo shqiptarëve të Malit të Zi, kërkon një mjeshtëri të jashtëzakonshme për të qëndisur figuracionet që nuk i ngjajnë asnjë veshjeje tradicionale tjetër. /euronewsal
ObserverKult
LEXO EDHE:
Xhubleta e ngushtë po rrezikon të zhduket e harrohet- gjendja është alarmante
Lugina e Arvanit në Francë, atje ku gjendet xhubleta e Shqipërisë