Xhubleta në UNESCO: “Veshja shqiptare e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit”

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Në një postim në Facebook, Margariti u shpreh se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Postimi i plotë:

𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢!

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

ObserverKult


Lexo edhe:

XHUBLETA E NGUSHTË PO RREZIKON TË ZHDUKET E HARROHET- GJENDJA ËSHTË ALARMANTE

Në pasurinë tonë kombëtare është dhe varianti i xhubletës së ngushtë. Por në ditët e sotme kjo pasuri po rrezikohet.

Studiuesi i njohur Jaho Brahaj thotë se është detyrë e institucioneve shqiptare, që ta ruajnë këtë pasuri me vlerë. Sipas tij, veshja e xhubletës së ngushtë është një nga pasuritë që zë vend si thesar.

“I drejtohem institucioneve kulturore, dhe arsimore Bashkia Fushë Arrës, intelektualëve, afaristëve, biznesmenëve dhe gjithë banorëve në zonë e emigrantë nga fshatrat e Bashkisë Fushë Arrës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU