Nëna ime gatuante gjithë botën për mua
Në një tortë të ëmbël.
E mira nënë e mbushte dritaren
Me stafillet e yjeve.
Dëshira ime e zjarrtë digjej brenda meje
Si flluskat në një çyrek buke.
Nga jashtë unë jam i imët, i heshtur, i zeshkët.
Njerëzit më duan
por flokët e mi, mjerisht, janë si zuktha në një moçal të tharë –
Të gjithë zogjtë e rrallë
me pendë të bukura
ikin prej meje.
Përktheu Kolec Traboini
ObserverKult
Lexo edhe:
KISHA DASHTË ME DEKË PËR S’DYTI, LEXUAR NGA AUTORI KOLEC TRABOINI (VIDEO)