Yehuda Amichai: Stjuardesa

Stjuardesa na tha tё shuajmё tё gjithё materialin tymues
Ama nuk dha hollёsira, cigare, puro, dhe as llulla.
Ia ktheva pёrgjigjen nё zemrёn time: Ti ke material tё bukur dashurie,
As unё nuk u futa nё hollёsira.

Mё tha tё lidhem, tё shtrёngohem
Pёr karrige, ndёrsa unё iu pёrgjigja:
Do tё doja qё tё gjitha katramёzat nё jetёn time tё kenё formёn e gojёs sate.

Ndёrsa ajo tha: A doni kafe tash a mё vonё
Apo kurrё. Dhe kaloi pranё meje
E lartё si qielli.

Mbresa e vogёl lart nё krahun e saj
Dёshmonte se asaj kurrё s’do t’i bie lia
Ndёrsa sytё e saj dёshmonin se ajo kurrё mё s’do tё dashurohet:
Ajo i pёrket partisё konservatore
Tё atyre qё kanё sall nga njё dashuri tё madhe nё jetё.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

GARY SNYDER: FSHEHTËSITË E FSHIRËSVE