Arjola Zadrima: Du me t’quejtë përqafim…

Du me të quejtë përqafim,
sepse kam parasysh
dy trupa që kapërthehen
dashunisht deri në shpirt.
Kudo jashtë kapërthimit
asht terr,
frikë
vetmi…
Unë të përqafoj me krahë të qielltë
dashuni.

ObserverKult