Thënie të zgjedhura nga Yevgeny Yevtushenko:
– Jeta është një ylber që përfshin edhe të zezën.
– Ku nuk është më mirë, do të jetë më keq, por nga e keqja në të mirë nuk është përsëri larg.
– Kur e vërteta zëvendësohet nga heshtja, atëherë heshtja është gënjeshtër.
– Autobiografia e një poeti është poezia e tij. Çdo gjë tjetër është vetëm një fusnotë.
– Bëhu i barabartë me talentin tënd, jo me moshën. Le të jetë i turpshëm ndonjëherë hendeku mes tyre.
– Në çdo njeri që vdes, me të vdes, bora e tij e parë dhe puthja dhe lufta. Nuk vdesin njerëzit, por vdes bota në ta.
-Ai që është ngjizur në kafaz, ka mall për kafazin.
-Më thonë duke tundur kokën:
“Duhet të jesh më i sjellshëm. Ti je disi i tërbuar”.
“Dikur kam qenë i sjellshëm. Nuk zgjati shumë.”
– Të gjitha vlerat në këtë botë janë pak a shumë të diskutueshme, por gjëja më e rëndësishme në jetë është mirësia njerëzore.
– Ai që nuk e di kurrë çmimin e lumturisë, nuk do të jetë i lumtur.
ObserverKult
Lexo edhe:
YEVGENY YEVTUSHENKO: JO, NUK DUA TË MARR GJYSMËN E GJITHÇKAJE
Jo, nuk dua të marr gjysmën e gjithçkaje.
Më jep tërë qiellin! Tokën e pafundme ma sill afër!
Detet, lumenjtë dhe ortekët malorë
Të gjitha janë të miat! S’pranoj asgjë më pak!
Jo, jetë, ti nuk mund të më gënjesh me një pjesë.
Le të jetë gjithçka, ose asgjë. Unë mund ta bëjë këtë, mund!
Nuk dua kurrsesi gjysmë lumturie
Dhe gjysmë trishtimi, nuk dua!–
Megjithatë ka një jastëk që do ta ndaj përgjysmë
Aty ku shtypet butësisht faqja jote
Si një yll që këputet, një yll që shket shpejt
Unaza shkëlqen në gishtin tënd.
Përktheu: Roland Gjoza