Yevgeny Yevtushenko: Oh, ç’dashuri e mjerë, shpesh e harruar…

Mama, më lejo të uroj ditëlindjen e djalit tënd
Ti shqetësohesh shumë për të. Ai të ka gënjyer
Ai fiton pak, martesa e tij ishte e nxituar
Ai është i gjatë, ai është i dobët, ai është i parruar
Oh, ç’dashuri e mjerë, shpesh e harruar
Mama, unë duhet të uroj në qoftë se mundem
Ditëlindjen e shqetësimit tënd.
Ai kishte trashëguar prej teje
Përkushtimin pa kusht ndaj epokës
Dhe arrogancën dhe mërzinë në besimin e tij
Prej teje ai e fitoi këtë besim, Revolucionin.
Ti nuk e bëre dot të lumtur dhe të famshëm
Frika ishte i vetmi talent që kishte.
Hapja dritaret e dhomës së gjumit
Mos i shty degët e dendura me gjethe
Puthja sytë e hapur
Jepi bllokun e poezive dhe shishen e bojës së shkrimit
Jepi kupën me qumësht dhe shoqëroje me vështrim kur të iki.

Përktheu: Roland Gjoza

*Titulli i origjinalit: “Ditëlindja”

LEXO EDHE: Yevgeny Yevtushenko: Jo, nuk dua të marr gjysmën e gjithçkaje