Amanet ju lë nëse nuk pritoni
të ma shkruani emrin në rërën e detit,
dhe dy vargje m’i shkruani me shkrimin e saj.
Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar
dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop
vendosni afër kokës sime.
Amanet nënshkrimet e juaja mos i lini,
mund të komunikoni fshehurazi
deri në sosjen e emrit tim.
Atje poshtë e lart, pa skena të zbehta
nën mbrëmjen, nën qiellin e pastërt.