Ymer Nurka: Ku hedh votën ti pa mend…

Ku hedh votën unë dhe ti
Natyrisht e gjithë të tjerët
Vjen një ditë vonë a herët
Mund të jetë portë pēr liri
Po mund të jetë edhe humnerë

Ajo fletë që quhet votë
Dhe pse duket aq e kotë
Para saj një çast në heshte
Se të ngjan si gjethe Vjeshte
Peng or peng e mban një botë

Vota që hedh tek kutia
Është or ësht’ e tërë fuqia
Që ke ti e që kam unë
Sot për sot m’e madhja punë
Ku zë fill Demokracia

Vota në kuti që hodhe
U mendove s’u mendove
Me këtë veprim të fshehtë
Ti dikë sapo e zgjodhe
I dhe forcë dhe pushtet

Nëse mendja tu gënjye
Krenaria ty tu thye
Katër vite si për dreq
Me çka zgjodhe përmbi krye
Do të shkojnë keq e më keq

Kur hedh votën ti pa mend
Nuk vendos veç fatin tënd
Por vendos dhe fatin tim
Për këtë i gjithê një vend
Do paguajë me një çmim

Vota është i tërë vizioni
Që me fjalë ju dot s’e thoni
Por e shprehni me një shënjë
N’e hidhni dhe s’mbroni
Mund t’u kthehet në një gjëmë

Nëse s’dimë t’e hedhim një votë
Me qetësi dhe me kulturë
Është mjerimi ynë i plotë
Që na fshihet nën lëkurë
E s’na lë të ngremë kokë

ObserverKult


ymer nurka

Lexo edhe:

YMER NURKA: KUR TI JE VONË

Poezi nga Ymer Nurka

“Je e bukur!” të pata thënë.
Fluturimin shtrive larg.
U trete, si hënë e ngrënë,
Për kujtim më le këtë varg.

Të pata thënë “Je e bukur!”,
Perëndeshëz, plot shkëlqim.
Qysh atëherë më s’je dukur,
Më le vargun për kujtim.

Të pata thënë “E bukur je!”,
Gjurmët vure sipër fjalësh,
Kokën ngrite gjer në re,
Përmbi qiej, deshe të dalësh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult