Bie borë. Shpirt, çfarë dëshiroje
Nga lindja e përjetshme, që s’e ke pasur?
Kqyr, ti ke atje
Për vdekjen të njëjtën veshje të të kremteve.
Një stolisje si në adoleshencë
Nga ajo që merret gjithë merak në duar
Sepse pëlhura është e tejdukshme dhe pothuaj mbetet
Mes gishtave që e hapin në dritë
Dihet se ajo është e brishtë si dashuria.
Por kunora, gjethe janë vendosur,
Dhe tashmë muzika ngrihet
Në sallat fqinjë të ndriçuara
Një afsh i mistertë të merr përdore.
Ti shkon, me zemrën që rreh, nëpër borën që bie.
Përktheu: Sokol Zekaj
*Titulli i i origjinalit: “Stolisja”