Zamira Rexhepaj: Kisha dasht’

Unë... gratë

Kisha dasht’
Me u ba ilaçi i krejt dhimbjeve
Me u ba qetësia e krejt zhurmave
Me u ba ngopje e krejt urisë
Me u ba dorë e ngritjes t’rrzimeve
Me u ba vesh dëgjues i brengave
Me u ba sy pamës
N’flakën e gëzimeve edhe idhnimeve tua
N’ty dhe veç për ty
Që për mu din me u ba e me m’u ba:
FRYMË.