Zbërthehet një tjetër mister i Xhokondës. Leonardo Da Vinci ka përdorur si fazë përgatitore në pikturën me të famshme në botë, edhe një substance tjetër, plumbonacrit, që është një përbërje e vajit me oksid plumbi.
Kjo përbërje është përdorur edhe tek piktura tjetër shumë e njohur “Darka e Fundit” që ruhet në Milano, dhe sipas studiuesve tregon dëshirën dhe vullnetin e gjeniut për të eksperimentuar me përbërje inovative për kohën. Këto përbërje në fakt, u përdorën shekuj më pas edhe nga gjigande të tjerë të pikturës botërore si Rembrandt dhe Van Gogh.
Kërkuesit artistikë kanë arritur ta zbulojnë prezencën e këtij kimikati kaq të veçantë e të rrallë për kohën, flasim për vitet 1400, me anë të një analize të detajuar me rreze X dhe në prani shumë të lartë në të dyja veprat e artit.
Studiuesit fillimisht e gjetën këtë përbërje gati farmaceutike në shkarkimet e tij dhe më pas menduar të vëzhgonin nëse ai e kishte përdorur edhe tek pikturat, dhe në fakt u vërtetua edhe kjo hipotezë, pra Da Vinçi 6 shekuj më pas surprizon ende./Klan
ObserverKult
Lexo edhe:
BASHKËSHORTI I MONA LISAS E PAGOI LEONARDO DA VINÇIN QË TA KRIJONTE KRYEVEPRËN
Mbetet kryevepra e gjeniut. Mjeshtri i madh, Leonardo da Vinçi, identifikohet me protretin e gruas, e cila, hyri pa trokitur në historinë e artit botëror. Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi në vitin 1479. Mendohet të ketë qenë rreth 24 vjeç, në kohën kur Leonardo Da Vinçi, pikturoi portretin e saj.
Në vitin 1495, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili vinte nga dy martesa të mëparshme (të dyja gratë e mëparshme kishin ndërruar jetë) dhe ishte 19 vjet më i madh se Lisa.
Duke qenë i pasur, ekziston besimi se ai ka paguar da Vinçin, për t’i bërë një portret bashkëshortes së tij (ky portret, nuk u bë ndonjëherë pjesë e koleksionit të tij, në fakt)…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU