Zbulohet “Qyteti i Perlave”: Arkeologët gjejnë qytetin e vjetër në Gjirin Persik

Një ekip arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur qytetin më të vjetër të perlave në Gjirin Persik.

Qyteti prej 12 hektarësh funksionoi midis fundit të shekullit të 6-të dhe mesit të shekullit të 8-të, para qytetërimit islam dëshmohet se praktika e perlave ka qenë pjesë e trashëgimisë së rajonit për më shumë se 7000 vjet.

Një grup arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur qytetin më të vjetër të perlave në ishullin Sinniyah, në Gjirin Persik.

Sipas Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë qyteti prej 12 hektarësh funksionoi midis fundit të shekullit të 6-të dhe mesit të shekullit të 8-të, para qytetërimit islam.

Gjetjet e studiuesve zbulojnë se qyteti është një nga “vendbanimet më të mëdha të urbanizuara të gjetura ndonjëherë” në atë që sot janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Besohet se ka strehuar mijëra banorë, shumë prej të cilëve angazhoheshin në industrinë e perlave.

Shtëpitë e komunitetit u ndërtuan nga shkëmbinjtë e plazhit vendas dhe çatitë e tyre prej trungjeve të palmave.

Ndërsa vendbanimet e tjera të perlave dihet se kanë ekzistuar në rajon, ky është veçanërisht unik, tha Timothy Poqer, profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pjesë e ekipit që bëri zbulimin.

“Jo vetëm për shkak të moshës dhe madhësisë së komunitetit, por edhe sepse nuk ishte sezonal, funksiononte gjatë gjithë vitit.

Komuniteti ishte i populluar dendur me një sërë banesash dhe përfshinte grupe të ndryshme socio-ekonomike”.

Banorët e qytetit ka të ngjarë të ishin të krishterë. Kjo pasi që vendbanimi ndodhet pranë një manastiri të lashtë të krishterë që u zbulua vetëm vitin e kaluar.

Praktika e perlave ka qenë pjesë e trashëgimisë së rajonit për më shumë se 7000 vjet.

“Ne e dimë nga klauzolat historike se kishte tregje të tjera të rëndësishme të perlave në këtë periudhë, por ishte e qartë se perla ishte një industri kryesore për qytetin e sapo zbuluar”

Në momentet e pikut për tregun e perlave, një numër i madh njerëzish ishin të përfshirë në industri.

Në Abu Dhabi-n fqinj pothuajse dy të tretat e popullsisë tregtonin perla në shekullin e 19-të./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

ARKEOLOGËT ZBULOJNË NJË TAVERNË 5000-VJEÇARE

Të ngrënit jashtë mesa duket ka qenë po aq popullor 5000 vjet më parë sa është edhe sot.

Arkeologët në Irak kanë zbuluar së fundmi një tavernë të lashtë që daton që nga viti 2700 Para Erës Sonë.

Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se taverna, e fshehur vetëm 48.26 centimetra nën sipërfaqe.

Taverna ishte e ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola.

Po ashtu kishte një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5000-vjeçar.

“Gërmuesit fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar.

Tekstin e plotë mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult