“Zemra e din” e Josil, këngë që po tërheq vëmendje (teksti dhe video)

Silvia Kacarosi është një vajzë e re nga Shkodra që ka performuar në “Këngën Magjike” dhe nga juria ka marrë dritën jeshile për të vazhduar më tej.
Josil siç është vetëquajtur, studion shkencat psikologjike. Që e vogël detyrimisht, me që mamanë e ka dhe aktore ka ndjekur teatrin, ndërsa pasioni që ka për të e ka bërë dhe të luaj në disa shfaqje ku ka spikatur këndimi dhe interpretimi i saj artistik.
Silvia kur u fut në garë, thanë ” kjo e di çka do ” , ndërsa një tjetër ” liria e kësaj gocës s’ka kufij” dhe ashtu është.
Një këngë dhe një vajzë origjinale për mrekulli rrinë bashkë.
Për më tepër, klikojeni këngën dhe votojeni sa më shumë.

Josil: Zemra e din
Muzika & Orkestrimi: Kole Laca
Teksti: Beatrice Gjergji

Nejse nata m’gjeti esull
edhe hurma asht e pjekun
fminija e ruejtun n’nji ishull
larg prej t’sotmes asht mrekulli

Lumtunia asht si flutur
fluturon deri kur s’ta shtup kush
unë mund të gjejë ty nji mijë shembuj
tue përshkrue m’çohet neveri

Po zemra e din
që nuk asht gabim
me këndu për t’ardhmen
e jo jo për dashurinë
Po zemra e din
që nuk ka kufizim
që mund të ndalin kët’ ndeje
e ky mendim

Baam Baam
ban zemra
kur asht’ plot me andrra
sa fort më rrah zemra
e a ndien që ban Baam Baam?
Pam Pam janë rrenat
Që ndihen deri te hana
ndale kët Paam Paam
ndale kët Paam Paam

M’fal se s’jam edhe unë si kukull
nuk mundohem me u dukë ma e bukur
dy gjana t’mija due me ju thanë
nuk pretendoj ti kuptojnë te tanë

Kena mbetë krejt si dikur
pa korrent, drita asht e fikun
na nep veç nji mundësi, burrë
mos u merr veç me çensurë

Po zemra e din
që nuk asht gabim
me u lutë për t’ardhem
e jo jo per dashurinë
Po zemra e din
që nuk ka korruptim
që mun të ndalin kët’ ndejë
e kët’ mendim.

Baam Baam
ban zemra
kur asht’ plot me andrra
sa fort më rrah zemra
e a ndien që ban Baam Baam?
Pam Pam janë rrenat
Që ndihen deri te hana
ndale kët Paam Paam
ndale kët Paam Paam

Baam Baam
ban zemra (Po zemra e din)
kur asht plot me andrra
sa fort më rrah zemra (qe nuk vendos ti dashuninë)
e a ndin që ban Baam Baam?
Pam Pam jan’ rrenat (Po e ardhmja e brezit tone)
Që ndihen deri te hana
ndale kët’ Paam Paam (asht’ në duert tueja, asht’ në duert tueja)
ndale kët’ Paam Paam (ndale kët’ Paam Paam)