Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh falje

ObserverKult ua sjell disa thënie të Honore de Balzak:

Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!

Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!

Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!

Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!

Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!

Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!

Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!

Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!

Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!

Lumturia është poezia e gruas!

Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur. 

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë…