Teksti i këngës “Oj hanë” e kënduar nga Familja Qena
Oj hanë duku n’kët’ natë
M’shoqno në vetmi, se t’gjithë më kanë lanë!
O zemra më rënkon për dashuni që ma s’kam!
M’shoqno në vetmi, se të gjithë më kanë lanë!
O zemra më rënkon për dashuni që ma s’kam!
Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je.
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kanë grabit!
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kan grabit!
Oj hanë, oj kangë, oj natë, i vetëm un’ jam!
Por nata, mbështjellë vetëm gjithësinë.
Askund nuk shkëndin, ndoj yll me m’shoqnu!
M’kanë lanë e m’kanë braktisë që m’kan dashunu!
Askund nuk shkëndin, ndoj yll mem shoqnu!
M’kanë lanë e m’kanë braktisë që m’kan dashunu!
Hana mshifet o lart mbi re,
Vetëm kanga mu më njeh.
Unë i vetmum me brenga t’mdha!
Shkoj n’harresë sot si çdo gja!
I vetmum me brenga t’mdha!
Shkoj n’harresë sot si çdo gja!
Oj hanë, oj kangë, oj natë, oj nanë!
I vetëm unë jam.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
——————–
Lexo edhe: