reklamë

Zgjim Sherifi: Ftesë për ëndërrim

Gjethet filluan të plasariten nga ndërrimi i stinëve,
diku një fjollë e lehtë freskie sapo hyri nga dritarja.
Kjo prekje hyjnore do të kishte zgjuar të vdekurit e gjallë,
por, përpjekje përsëri e dështuar për të krijuar frymëzime të reja.
Rrëfim i dështuar, Mbretit nuk i pelqeu, Sheherzadja vdiq!
A thua vullneti njerëzor është krijuar nga dështimet?
Unë shkeli mbi kufomat e dështimeve, plot me eshtra të ëndrrave të dikurshme.
Tashmë, era bëhet më e fuqishme, gjethet bien!
Ëndrra ngadalë merr formë, shndërrohet në ferr dhe parajsë. Kjo jetë, sa përrallë e bukur!

Është sfilitje e padurueshme kur përpiqesh të përmbushësh boshësinë.
Rrjedha e lumit përbaltet, fytyrat nuk shihen, çdokush ka gjyqin në duart e veta.
Sapo hymë në vjeshtë, në vjeshtën e nostalgjisë që mbart aq shumë peshë mbi shpatulla.
Era e ftohtë e vjeshtës erdhi dhe më lëmoi me freski.

Të zgjohemi dalëngadalë!

ObserverKult


Lexo edhe:

Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…